VIDEO/ Partizani “ngec” në transfertë, Apolonia iu merr dy pikë të kuqve

Partizani ka bërë një hap fals në ditën e sotme të Kategorisë Superiore, teksa është ndalur në një barazim 1-1 në transfertën e Fierit, ndaj Apolonisë. Të kuqtë e trajnerit Ilir Daja nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, duke qenë se ishin vetë ata që ia dhuruan avantazhin vendasve.

Kjo si pasojë e një autogoli të shkaktar nga Hakaj në minutën e 24 të pjesës së parë. Ndërkohë, të kuqtë u munduan të reagonin gjatë pjesës së mbetur të pjesës së parë, mirëpo nuk ia dolën dhe reagimi u shty për në fraksionin e dytë. Kështu, goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 76 nga ana e Kardozos.

Në minutat e mbetura, Partizani provoi të merrte maksimumin nga sfida, mirëpo fierakët mbrojnë me fanatizëm pikën, e cila në bilancin e tyre është mjaft e rëndësishme. Por, një pikë, nuk vlen njësoj për Partizanin duke qenë se rivalët për titull, mund të përfitojnë. Aktualisht, Partizani ruan vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 15 pikë, tre më pak se Bylis i vendit të tetë. /VipSport.al/

Apolonia-Partizani 1-1

Shënues: 24′ aut. Hakaj/ 76′ Kardozo

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Harizaj, Diop, Sota, Mihana, Agiare, Shanaj, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Krasniqi, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kote, Bardhi, Melo, Asani, Çinari
Trajner: Ilir Daja