VIDEO/ Mposhtën Kukësin mes polemikave, Laçi e bën festë në dhomat e zhveshjes

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit (1-2) në ditën e djeshme prodhoi shumë polemika, duke qenë se goli vendimtar i sfidës nga kurbinasit u shënua pas një penalltie të kontestuar gjatë nga verilindorët.

Megjithatë, kjo nuk i pengon aspak kurbinasit të festojnë pikët e radhës në Superiore, ndërsa tashmë e shohin veten një pikë pas kryesuesve të Vllaznisë. Festa ka nisur që në Elbasan, në dhomat e zhveshjes aty ku entuziazmi ishte i madh mes futbollistëve të Laçit, duke qenë se tre pikët ishin edhe ndaj një rivali të vështirë.

Tashmë, kurbinasit do të kthejnë fokusin nga ndeshja e radhës e cila është në shtëpi përballë Apolonisë. /VipSport.al/