VIDEO / Milani frenon përsëri. Atalanta bind me goleadë, Gjimshiti jep një tjetër asist

Milani duket se pak nga pak po humbet rrugën në luftën drejt titullit kampion sa i përket duelit direct me Interin e vendit të pare. Që kur kanë dorëzuar kreun, kuqezinjtë nuk pa arrijnë të bindin me lojën e tyre dhe mungesa e rezultateve ka bërë që të humbasin besimin që kishsin krijuar se ishin një ekip i denjë për të ngritur përsëri lart trofeun.

Prova më e mirë ishte sot, kur Milani përballej me Udinezen, në një takim që në teori duhej të shërbente që të vinte nën trysni Interin që luan nesër. Por skuadra e Piolit gaboi gjithçka në interpretimin e kësaj ndeshje dhe jo vetëm që nuk arriti të shënonte por edhe pësoi golin e avantazhit nga Udineze, me Donarumën që gaboi në momentin e gjuajtjes së Bekao para tij. Milani ishte me fat në fund, kur në aksionin përmbyllës të ndeshjes, Larsen goditi me dorë topin dhe shkaktoi penallti, të cilën i zakonshmi Kesi nuk e gaboi.

Megjithatë, barazimi 1-1 i jep më shumë mundësi Interit që të shkëputet në renditje nesër me një fitore ndaj Parmës, ndërsa tani përveç Juventusit, kanë filluar të afrohen rrezikshëm edhe skuadra të tjera. E para është Atalanta, e cila iu kthye fitoreve me goleadë duke mposhtur 5-1 skuadrën e Krotones. Protagonisti i ndeshjes u bë edhe Gjimshiti i cili dha asistin për golin e 2-1 në fillimin e pjesës së dytë, pasi pjesa e parë ishte mbyllur në barazimin mes dy skuadrave.

Rezultatet
Sasuolo-Napoli 3-3
34’ (ag) Maksimoviç, 45’ (p) Berardi, 90’+5’ Kaputo / 38’ Zieliński, 72’ Di Lorenco, 90’ (p) Insinje

Kaljari-Bolonja 1-0
19’ Rugani

Atalanta-Krotone 5-1
12’ Gosens, 48’ Palomino, 50’ Muriel, 58’ Iliçiç, 84’ Mirançuk / 23;’ Simi

Fiorentina-Roma 1-2
60’ (ag) Spinacola / 48′ Spinacola, 88′ Diauara

Xhenoa-Sampdoria 1-1
52’ Zapakosta / 77′ Toneli

Milan-Udineze 1-1
90’+6’ Kesi / 68′ Bekao

Benevento-Verona 0-3
25′ Faraoni, 34′ (ag) Fulon, 50’ Lazanja