VIDEO / “Më mirë vazhdo vetëm me futboll”, Ibrahimoviç masakrohet pasi këndoi në Sanremo

Performanca e Zlatan Ibrahimoviç në Festivalin e Sanremos, ku është bashkë-prezantues i këtij edicioni, nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte sulmuesi suedez, i cili është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale. Një nga momentet e shumëpritura nga tifozët, ishte ai ku futbollisti i Milanti do të tregonte talentin e tij edhe si këngëtar, përkrah Sinisha Mihajloviç.

Të dy kishin të planifikuar një duet të këngës “Unë, vagabondi”. Por pas pak çastesh u kuptua qartësisht se talenti i Ibrahimoviç është shu ëlarg muzikës pasi qartësisht ai dukej në vështirësi, ashtu si Mihajloviç, i cili të paktën arriti të kapte disi notat e refrenit.

Një paraqitje për të cilën sulmuesi është masakruar në rrjetet sociale nga tifozët e shumtë që e kanë cilësuar një dështim këtë performancë dhe një spektakël që mund të evitohej nga producentët. Këta të fundit kanë qenë në qendër të kritikave që kur u mësua se Ibrahimoviç do të përfitonte një shumë të konsiderueshme prej 250 mijë eurosh, të cilat më pas sulmuesi deklaroi se do t’i jepte në bamirësi. /vipsport.al/