

Mançester Siti ka shkuar sot 15 pikë larg ndjekësit më të afërt në kreun e renditjes së kampionatit anglez, duke vazhduar serinë mbresëlënëse të fitoreve që e rendit atë ndër klubet më të mira në 5 kampionatet më të forta të Europës. Skuadra e Guardiolës mundi sot me shifrat 4-1 Ullvërhempton dhe regjistroi kështu fitoren e 21-të radhazi.
Nuk ishte një fitore e thjeshtë, si shumë të tjera, pasi Mançester Siti u zgjua në fund për të marrë tri pikët që i nevojiteshin për këtë sukses të rëndësishëm. Autogoli i Dendonker në minutat e pare u barazua nga Koadi në fillimin e pjesës së dytë të lojës dhe Ullvërhempton dukej në gjendje se mund të përballonte furinë e skuadrës së Guardiolës, por nuk ia doli të rezistonte deri në fund. Në 10 minutat e fundit ishte Gabriel Zhezus me 2 gola dhe Mahrez me një të tretë që vulosën fitoren 4-1.
Kështu, Siti shkon në kuotën e 21 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, një më pak se rekordi i Real Madrid të Karlo Ançelotit dhe 2 më pak se Bajerni i Hansi Flik që eci i pandalur duke fituar gjithçka që i dilte para në edicionin e kaluar. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Roma mbijeton në katërshe, Arsenali e zgjidh në transfertë (VIDEO)
Arsenal, Mançester Junajtid, Roma dhe Vijareal.
Dyshonin COVID por ishte malarie, Aubamejang konfirmon gjithçka: E mora në Kombëtare
Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së.
Rrëfimi i Kanavaros: Mendova të lija futbollin kur isha te Interi
Fabio Kanavaro teksa ngre lart Kupën.
Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA
Nuk kanë fund problemet për Zlatan.
Leave a Comment