VIDEO / Lukaku krijon, Sançez shënon. Interi shkon në +6 në arratinë e titullit

Interi i Kontes vazhdon të marshojë në rrugëtimin drejt titullit kampion, duke u arratisur nga ndjekësit më të afërt dhe krijuar një distancë sigurie që mund të të lejojë ndonjë rrëshqitje në javët në vijim. Skuadra zikaltër ka mundur 2-1 Parmën dhe ka shkuar +6 nga Milani i vendit të dytë.

Ndeshja e sotme, edhe pse ndaj një ekipi në krizë që rrezikon rënien, ishte shumë e komplikuar, sidomos pas një pjese të parë ku kishte pak lojë e ide nga të dy palët. Në pjesën e dytë, Interi gjeti golin me gjuajten e parë në portë. Brozoviç nisi një pasim në zonë, devijimi i Lukakut favorizoi Sançez i cili nuk gaboi para portës. Kjo ishte goditje e rëndë për Parmën që vuajti për shumë minuta dhe i dha mundësinë Lukakut të shpërthente në gjysmëfushën kundërshtare duke i dhruar Snaçezit asistin edhe për golin e 2-0.

Parma gjeti golin me Hernani për të shkurtuar diferencën, por më pas nuk arriti të shfaqej më e rrezikshme para portës së Handanoviç, me Interin që mbrojti këtë sukses e mori tre pikë të arta për të thelluar diferencën në kryesim e për të konfirmuar se tashmë ka në dorë fatin e vet në luftën për titullin në këtë edicion. /vipsport.al/