VIDEO / Laçi fiton mes polemikave me Kukësin, e vendos nje penallti jashtë zone

Laçi vazhdon marshimin duke bërë një tjetër hap për t’iu afruar majës së klasifikimit i cili tashmë është vetëm 1 pikë larg. Skuadra e Duros e ka bërë këtë duke mundur 2-1 Kukësin, në një ndeshje që është mbyllur me polemika, pasi është vulosur nga një penallti të cilën e panë vetëm gjyqtarët.

Kurbinasit dominuan pjesën e parë të ndeshjes të cilën e nisën me një gol të shpëjtë të snënuar nga Musta, por ata nuk arritën të mbyllnin ndeshjen duke i munduar Kukësit që të kthehej në ndeshje. Verilindorët gjetën barazimin me Eze dhe krijuan edhe raste të tjera për të shënuar. Por në momentin e tyre më të mirë, gjyqtari Klajdi Kola prodhoi një penallti të paqenë, për një kontakt mes Dragoshit dhe Xhixhës që ishte dukshëm jashtë zone dhe Lushkja dërgoi sferën në rrjetë për avantazhin 2-1.

Kjo bëri që sfida të mbyllej me tension dhe me Kukësin në sulm, por pa arritur që të gjente barazimin, duke dalë i mundur nga fusha e duke mos arritur që t’i bashkohej skuadarve të kreut që janë grupuar për titullin kampion, mes të cilave edhe Laçin.

KUKËSI-LAÇI 1-2
58′ Eze / 3′ Musta, 74′ (p) Lushkja

KUKËSI: Xhika, Kotobelli, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi, Demiri, Taipi, Tsintzadze, Baravikas (55′ Gashi), Leiria (77′ Limaj), Eze.
Trajner: Mirel Josa

LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatoviç (66′ L. Ramos), Obanor, Marku (88′ Selmani), Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha (90’+3′ Kerciku).
Trajner: Shpëtim Duro

KV: Lulaj, Dragoshi, Eze, Kotobelli / L. Ramos

Gjyqtar: Klajdi Kola