VIDEO / Kukësi-Kola, histori që përsëritet. Sezonin e kaluar Duro e akuzonte se i dhuroi fitoren Laçit

Gjyqtari Klajdi Kola ka një llogari të hapur me klubin e Kukësit të cilin e ka bërë vazhdimisht armik në vitet e fundit me vendimet e tij, duke u shpallur shpesh i padëshiruar nga verilindorët, edhe pse këta të fundit më pas kanë pranuar që të gjykohen nga ai. Reagimi i sotëm me akuza ndaj gjyqtarit se favorizonte me dashje kundërshtarët nuk është risi, pasi ka ndodhur edhe më parë. Mjafton të shohësh sezonin e kaluar, kur pikërisht në një ndeshje Laçi-Kukësi, verilidorët reaguan pasi u mundën 1-0.

Në atë sfidë, gjyqtari Kola akordoi penallti në fundin e ndeshjes për kurbinasit, që mjaftoi për fitoren 1-0 të skuadrës që asokohe drejtohej nga Armando Cungu. Ndërkohë, në stolin e Kukësit ulej Shpëtim Duro, i cili aktualisht është ai që drejton kurbinasit.

“Mund të fitonim edhe ne, ashtu siç fitoi Laçi. Por Laçi nuk fitoi me meritën e vet, por fitoi me ndihmën e gjyqtarit Klajdi Kola”, deklaronte asokohe për “Neës 24” Duro për gjyqtarin në fjalë. /vipsport.al/