

Kastrioti ka marrë maksimumin nga transfertë e Korçës, ndaj Skënderbeut teksa ka mposhtur me rezultatin 0-1 Skënderbeun. Krutanët iu falën një goli të të zakonshmit Devid, i cili në minutën e 50 realizoi me kokë golin vendimtar.
Falë këtij trepikëshi, krutanët mbeten në vendin e shtatë me 28 pikë dhe janë në pozita të qetë sa i përket garës së mbijetesës duke qenë se diferenca me Bylisin e vendit të tetë është plot 10 pikë. Nga ana tjetër, gjithnjë e më e vështirë bëhet situata për Skënderbeun që rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.
Korçarët mbeten të fundit me 13 pikë të grumbulluara dhe pse pesë pikët e diferencës me Bylisin nuk janë shumë duke ditur numrin e ndeshjeve të mbetura, sërish performance e skuadrës lë shumë hije dyshimi për vazhdimësinë. /VipSport.al/
Skënderbeu-Kastrioti 0-1
Shënues: 50′ Devid
Shënues: 50′ Devid
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Vitija, Sadriu, Zguro,
Dumfour, Dovouna, Zhan Viktor, Rrapaj, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli
Kastrioti: Hidi, Rami, Çela, Zhivanaj, Neziri, Shkalla,
Moraesh, Mehmeti, Rezi, De Silva, Bardhi
Trajner: Ramadan Ndreu
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment