VIDEO / Gafa e Xhakës i kushton shtrenjtë Arsenalit, i dhuron kundërshtarëve një gol me bark

Atëherë kur dukej se Granit Xhaka po rifitonte edhe një herë besimin e të gjithë tifozëve të Arsenalit, mesfushori ka bërë një gafë që vështirë se do të harrohet lehtë nga mbështetësit e ekipit londinez. Një gafë që i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së tij, pasi solli një gol qesharak dhe bëri që Arsenali të dilte nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Bërnlit me vetëm një pikë.

Në sfidën e sotme, Arsenali vinte me shumë entuziazëm dhe me dëshirën për të treguar se kishte bërë progres e mund të synonte vendet më lart në renditje. Aubamejang shënoi një gol të shpejtë dhe gjithçka dukej në rrugën e duhur për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta.

Por në fundin e pjesës së parë, ndërsa “topçinjtë” po qarkullonin topin mbrapa për të nisur me qetësi aksionin, Xhaka as nuk e pa Ud që ishte para portës dhe pas një pasimi nga portieri tij, largoi topin më forcë drejt sulmuesit kundërshtar duke e goditur me top në bark e duke parë më pas se si sfera rrokullisej në rrjetë.

Ky gol do të rezultonte vendimtar, pasi ishte ai që vulosi barazimin 1-1 mes skuadrave, duke lënë Arsenalin në mesin e tabelës së klasifikimit, në vendin e 10. Por ajo që duhet të shqetësojë më shumë Xhakën është se menjëherë pas këtij episodi, rrjetet sociale janë mbushur përsëri me kritika kundër tij, duke e bërë përsëri objekt sulmesh të tifozëve të skuadrës. /vipsport.al/