VIDEO / Everton i Ançelotit është përsëri i katërti, edhe Murinjo ka përsëri shpresa për Champions

Ndërsa kriza e skuadrave tradicionale që kanë mbajtur pozitat e larta në klasifikimin në Angli vazhdon, Evertoni i Karlo Ançelotit po përfiton për t’u konfirmuar në katërshen e parë e për të shfaqur pretendimet për një vend në Ligën e Kampioneve. Evertoni mundi sot me shifrat 1-0 Uest Bromuiç dhe u ngjit në vendin e katërt në klasifikim.

U desh goli i Riçarlison në pesën e dytë të ndeshjes që ekipi i Ançelotit të dilte me tre pikë nga ky duel, duke kapërcyer ekipet që kishte përpara për t’u ngjitur në vendin e katërt për t’u kthyer në një kërcënim edhe për Liesterin e vendit të tretë.

Edhe Totenhemi i Zhoze Murinjos ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mundur 1-0 Fullhemin dhe për të qëndruar përsëri në grupin e ekipeve që pretendojnë për një vend në Ligën e Kampioneve. Autogoli i Adarabiojo mjaftoi në këtë ndeshje për të marrë tre pikët, që lënë skuadrën londineze në vendin e 8, por vetëm 4 pikë larg vendit të katërt në klasifikim. /vipsport.al/