VIDEO / Episodi që do shkaktojë polemika pa fund, gjyqtari dhe VAR nuk dhanë penallti për Juven

Pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Laios ka parë një episod shumë të diskutueshëm, me skuadrën bardhezi që ka protestuar ashpër kundër gjyqtarit Masa duke kërkuar penallti.

Pas një aksioni për bardhezinjtë, Hoedt preku topin me dorë në zonën e bardhekaltërve dhe për juventinët ishte penallti e qartë, por Masa bëri shenjë që loja të vazhdonte dhe VAR nuk ndaloi për të sinjalizuar një gjuajtje nga pika e bardhë.

Protestave në fushë iu bashkuan edhe ato në tribunë me Paratiçi, Nedved, por edhe Kielinin të cilët nuk kursyen “përshëndetjet” në adresë të “xhaketës së zezë”. Episodi në fjalë ka pushtuar shpejt rrjetet sociale, me palët të ndara mes atyre që mendonin se Juventusit i ishte vjedhur një penallti, e të tjerëve që kujtonin se në këtë sezon edhe atyre u ishte falur një episod i ngjashëm për prekjen e topit me dorë nga Bonuçi në ndeshjen ndaj Sampdorias. /vipsport.al/