

Sokol Çikalleshi vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë në këtë moment të sezonit në Superligën turke, duke shënuar me vazhdimësi me ekipin e Koniaspor. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka tundur rrjetën edhe sot në kampionat, duke i shënuar kampionëve në fuqi të Bashakshehir.
Koniaspori aktualisht gjendet në mesin e tabelës së klasifikimit dhe po përpiqet që të qëndrojë sa më larg luftës për mbijetesë në këtë edicion. Çikalleshi me golat e tij po arrin ta afrojë me këtë objektiv, siç ndodhi sot. Në minutën e 79 të takimit, pas një harkimi të Bytyqit nga e majta, Çikalleshi me kokë në shtyllën e dytë arriti të dërgonte topin në rtrjetë me një zhytje, duke mos i lënë mundësinë portierit kundërshtar që të reagonte, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Për fatin e keq të sulmuesit shqiptar, goli nuk shërbeu për tre pikët, pasi pak minuta më vonë Ba shënoi golin e barazimit përfundimtar 1-1 që i dha nga një pikë secilës prej skuadrave. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.