

Skuadra e Barcelonës ka arritur sot që me një përmbysje spektakolare të sigurojë praninë në finalen e Kupës ku dukej se do ta kishte të vështirë të shkonte pasi kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë kundër Seviljes. Skuadra e Kuman ka reaguar dhe ka treguar forcë karakteri, duke kthyer në favorin e vet një duel shumë të komplikuar.
Dembele shënoi që në minutën e 12 golin e avantazhit dhe katalanasit u hodhën tërësisht në sulm, në kërkim të golit të dytë që do të hapte sfidën. Alba iu afrua golit të radhës, duke goditur shtyllën e portës së miqve, por rasti më i pastër për golin e radhës ishte ai që iu shfaq Okampos, pasi Sevilja fitoi një penallti që do të kishte mbyllur çështjen e kualifikimit. Okampos e fitoi, por edhe e gaboi goditjen nga pika e bardhë, me Ter Shtegen i cili gjeti krahun dhe e ndaloi goditjen.
Fernando u ndëshkua me të kuq duke lënë Seviljen me 10 lojtarë por ishin minutat e fundit dhe mendohej se skuadra andaluze do të rezistonte deri në fund. Por pikërisht në një goditje nga këndi, në minutën e 93 të takimit, Pike u tregua i aftë të dërgonte topin me kokë në rrjetë, duke çuar shifrat në 2-0 e hapur plotësisht kualifikuesen, pasi për të gjetur finalistin duheshin kohët shtesë.
Sapo filluan shtesat, Breithuejt arriti të shënonte golin e 3-0 dhe pastaj për Barcelonën gjithçka u bë shumë e thjeshtë, duke administruar qarkullimin e topit pa lejuar Seviljen të rrezikonte. Rasti më i diskutueshëm ishte ai kur e gjithë skuadra mike protestoi për një prekje topi me dorë të Lengle, por VAR sinjalizoi se nuk kishte penallti, duek tensionuar miqtë, aq sa De Jong u ndëshkua me të kuq edhe duke qenë në stol. Në fund, Barcelona me të drejtë festoi në fushë, për një përmbysje që do ta ndihmojë moralisht në pjesën e mbetur të sezonit, ku pikërisht fjala përmbysje do të jetë tema kryesore si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në kampionat ku është në ndjekje të Atletikos. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Roma mbijeton në katërshe, Arsenali e zgjidh në transfertë (VIDEO)
Arsenal, Mançester Junajtid, Roma dhe Vijareal.
Dyshonin COVID por ishte malarie, Aubamejang konfirmon gjithçka: E mora në Kombëtare
Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së.
Rrëfimi i Kanavaros: Mendova të lija futbollin kur isha te Interi
Fabio Kanavaro teksa ngre lart Kupën.
Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA
Nuk kanë fund problemet për Zlatan.
Leave a Comment