

Barcelona ka vazhduar me euforinë e kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit dhe ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat ndaj Osasunës për të qenë e qetë para derbit të Madridit. Skuadra katalanase, edhe pse me mungesa të shumta, ia doli falë individëve dhe talentit që ka në dispozicion që të merrte tre pikët.
Osasuna ishte shumë më kërkuese në pjesën e parë, por Ter Shtegen ishte i pakalueshëm me pritjet e tij. Ndërkohë, në anën tjetër të fushës, kombinimi i zakonshëm Zhordi Alba-Mesi solli avantazhin e skuadrës së Kuman, por me mbrojtësin si finalizues.
Kjo bëri që Barcelona të përjetonte me qetësisht pjesën e dytë dhe të administronte lojën, duke evituar sulmet e Osasunës. Ndërkohë, goli në fund erdhi përsëri me talentin Ilaiks, duke mbyllur ndeshjen e ngjitur katalanasit në vendin e dytë në renditje. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Roma mbijeton në katërshe, Arsenali e zgjidh në transfertë (VIDEO)
Arsenal, Mançester Junajtid, Roma dhe Vijareal.
Dyshonin COVID por ishte malarie, Aubamejang konfirmon gjithçka: E mora në Kombëtare
Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së.
Rrëfimi i Kanavaros: Mendova të lija futbollin kur isha te Interi
Fabio Kanavaro teksa ngre lart Kupën.
Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA
Nuk kanë fund problemet për Zlatan.
Leave a Comment