

Dejvi Bregu prej disa vitesh mahnit në fushat e Superiores me talentin e tij dhe me gola shumë të rrallë. Por përveç tundjes së rrjetave në mënyrë spektakolare, Bregu shpesh është përmendur edhe për një “specialitet” tjetër të tijin, atë të fitimit të 11-metërshave.
Shpeshherë ai akuzohet se simulon apo vjedh 11-metërsha duke u rrëzuar me dashje për të fituar të tillë me kontakte minimale. I ngacmuar sot në studion e “Rubrika Sportive”, vetë Bregu është treguar i sinqertë teksa shpjegonte këtë “talent” të tijin.
“Unë i marr, por i marr bukur të them të drejtën”, ishte përgjigja e vlonjatit, duke bërë që të shpërthenin të qeshurat në sallë, aq sa edhe edhe prezantuesja Hygerta Sako të komentonte me një “Rroftë sinqeriteti” përgjigjen e futbollistit. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment