Uzuni në radarin e klubeve të mëdha, agjenti: Më kanë kontaktuar nga Premier League dhe Bundesliga

Myrto Uzuni vazhdon të përparojë me hapa gjigandë në karrierën e tij, teksa me Ferencvarosh ka fituar rolin e protagonistit me golat dhe asistet e tij. Një formë e tillë nga sulmuesi i kombëtares, nuk mund të mos fitojë vëmendje edhe nga klubet e rëndësishme në pesë ligat kryesore të Europës, aq më tepër edhe kur këtë sezon Uzuni është promovuar edhe në Champions League.

Kështu, për Insporti, agjenti i tij, Franci Bode ka zbuluar se për lojtarin ka pasur interes nga Serie A, ndërsa klube të Bundesligës dhe Premier League e kanë kontaktuar.

“Klube nga Premierliga Angleze dhe Bundesligës më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvaros”, u shpreh Ferencvarosh. /VipSport.al/