Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin

Joakim Lëv ka detyrën e vështirë që në vitin 2021 të kthejë përsëri imazhin e Gjermanisë fituese, pasi përfaqësuesja e drejtuar prej tij, ka disa vite që zhgënjen çdo lloj pritshmërie në arenën ndërkombëtare duke dështuar rëndë në Botëror apo edhe në Ligën e Kombeve. Në këtë turne të fundit, pak muaj më parë pësoi atë që është humbja më e thellë në ndeshje zyrtare nga Gjermania, turpërimin historik përballë Spanjës me shifrat 6-0.

Një ndeshje që shtyu tifozët të kërkonin larigmin e trajnerit, i cili më pas u konfirmua në detyrë e që tani shpjegon se situate nuk kishte qenë shumë e qetë dhe se si kishin rrjedhur ngjarjet para asaj sfide.

“Shkuam në atë ndeshje jashtëzakonisht të disiplinuar. Jashtëzakonisht. Kryem të gjitha vizitat e nevojshme dhe kontrollet”, kujtoi ai në intervistën për “Kicker”, duke shpjeguar se para asaj ndeshje shqetësmi më i madh kishte qenë COVID-19.

Situata ishte bërë shqetësuese në ndeshjet e nëntorit, para sfidës me Ukrainën që e fitoi 3-1 dhe asaj të fundit pikërisht ndaj Spanjës, ku u prodhua një rezultat historic. “Lojatërt tanë nuk ishin të sigurt. A mund të luajmë? A duhet të luajmë? A dëshirojmë të luajmë? Përgjigja ishte ‘po, mund të luajmë’.

Para se të udhëtonim për në Spanjë, lojtarët më thoshin: Trajner, ajo është një zonë e rrezikut të lartë, nuk dëshirojmë të shkojmë atje. Kam gruan shtatzënë në shtëpi, babai dhe nëna ime i përkasen grupeve të rrezikut të lartë. Sigurisht që unë i mirëkuptoja ata. Rrallëherë kam parë lojtarë me aq shumë pasiguri. Kjo situatë zgjati deri në shkelmimin e parë të topit në Sevilje”, tha Lëv për momentin se i u përgatit sfida që prodhoi atë turpërim historik. /vipsport.al/