Tri mungesa të sigurta dhe dy titullarë të rëndësishëm në mesfushë, Tirana në alarm para Bylisit

Tirana do luaj me Bylisin të mërkurën në 13:00, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Pas përmbysjes dhe tri pikëve në Shkodër me Vllazninë, Tirana ka mësuar se për shkak të kartonëve nuk do ketë gati as Idriz Bathën.

Situata nuk është aq e qetë në kampin e 25-herë kampionëve të vendit, ndërsa vijon të shqetësojë gjendja e Kale e Torasës. Braziliani vuan një dhimbjë në shpatull, ndërsa argjentinasi ka ndjerë shqetësime në gju.

Por edhe Najdovski ndodhet në Maqedoni i infektuar me covid-19, teksa për të njëjtën arsye mungon edhe Danso në sfidën e radhës.

E.S./Vipsport.al/