

Serxho Ramos është në skadencë kontrate dhe në muajin qershor një nga mbrojtësit më të mirë në botë, do të jetë i lirë të nënshkruajë me parametër me secilin klub që ia del ta joshë.
Kështu, shumë prej të mëdhenjve të Europës po provojnë marrëveshjen me spanjollin, mirëpo te Real kërkojnë të mos dorëzohen edhe pse futbollisti ka refuzuar të gjitha ofertat e mëparshme. Andaj, Florentino Perez po mendon t’i ofrojë një kontratë të njëjtë me shifrat ekonomike të asaj aktuales, por për vetëm një sezon më shumë.
Në fakt, duket e vështirë që Ramos ta pranojë edhe këtë ofertë duke qenë se ai këmbëngul te një kontratë disavjeçare. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi tashmë e ardhmja e Ramos është kthyer në një telenovelë spanjolle. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Roma mbijeton në katërshe, Arsenali e zgjidh në transfertë (VIDEO)
Arsenal, Mançester Junajtid, Roma dhe Vijareal.
Dyshonin COVID por ishte malarie, Aubamejang konfirmon gjithçka: E mora në Kombëtare
Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së.
Rrëfimi i Kanavaros: Mendova të lija futbollin kur isha te Interi
Fabio Kanavaro teksa ngre lart Kupën.
Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA
Nuk kanë fund problemet për Zlatan.
Leave a Comment