

Kukësi do të presë këtë të mërkurë në Elbasan Arena, Laçin. Verilindorët pretendojnë të rikthehen te fitorja në kampionat pas barazimit të fundit ndaj Teutës, teksa pikët janë të rëndësishme për objektivin Europë.
Mirëpo, ndeshja është e vështirë për vetë faktin se Laçi është një nga ekipet më në formë të momentit duke luftuar për titullin, ndërsa nga ana tjetër, verilindorët vuajnë edhe mungesën e kapitenit Agim Ibraimi.
Sulmuesi ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe në këtë formë duhet të shlyejë pezullimin njëjavor. Ndaj, trajnerit Mirel Josa i lind detyra të përshtasë një tjetër futbollist në atë rol dhe ta zëvendësojë disi goleadorin e skuadrës. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment