Starova: I jap të drejtë Dajës për Asanin. Na iku vendi i dytë për 3 sekonda, Krasniqi nuk po përgjigjet

Sulejman Starova, drejtori teknik i Teutës, ka analizuar në “Skaner” në “MCN TV” këtë javë në Superiore duke u ndalur jo vetëm te ndeshja e skuadrës së tij. Duek folur për sfidën e Partizanit, ai ka komentuar sidomos rastin e Asanit, që kishte mbetur jashtë formacionit kundër Laçit.

“Problemi më i madh është se si ka mundësi që lojtari më i mirë bën polemika me Dajën. I jap të drejtë Dajës. Lojtari më i rëndësishëm i skuadrës, të vijë të bëjë rezervën direkt e të thotë trajneri se Partizani është më i rëndësishëm se Asani dhe i jap të drejtë. Por është polemikë që ka ndodhur gjatë javës dhe kjo nuk ka për t’u mbuluar dhe është fatkeqësi që në një ballafaqim mes dy skuadrave që bashkë me Teutën janë candidate për titull, të ndodhë kjo situatë”, tha Starova.

Ndërkohë, duke u ndalur te barazimi i durrsakëve, ai theksoi se skuadrës së tij i kishtr ikur nga duart vendi i dytë. “Në pjesën e parë Teuta e dominoi ndeshjen, papritmas Kukësi u shpërfytyrua. Duket se është ngritur zëri në pushim nga Mireli se u ndryshua komplet. Ndryshoi edhe në karakter se është skuadër që i ka cilësitë. Sigurisht gaboi Teuta se ishte dy herë në avantazh, janë episode. Nëse nuk do të bëhej gol, Teuta sot do të ishte në vend të dytë. I ka ikur vendi i dytë për tre sekonda punë.

Sot Bregu mund të them është në formë që po jep rezultate. Ka gjendje fiizke, ka pritur të dalë jashtë ndaj erdhi pa fazë përgatitore në minutën e fundit. Ka vuajtur se nuk iku jashtë, tani ka ardhur në formë. Krasniqi nuk po përgjigjet, është lojtar kryesor e ndër më të paguarit që duhet të bëjë diferencën”, veçoi Starova. /vipsport.al/