

Erling Haland është sot një nga më të mirët në botë në rolin e tij, teksa me fanellën e Dortmund ka treguar se golat janë diçka natyrale për të. Ndaj, klubet më të rëndësishme europiane janë vënë pas norvegjezit, i cili në ditët e sotme kushton minimum 100 milionë euro. Duke parë shifrat, atëherë me siguri te Mançester Junajtid duhet të ndihen shumë keq, pasi disa vite më parë ishin gati ta transferonin në Old Trafford për vetëm tre milionë euro.
Asokohe, Haland ishte pjesë e Molde dhe anglezët kishin gjetur marrëveshjen, por në fund tratativa dështoi për vetëm një orë diferencë. Në fakt, ishte një keqkuptim i palëve teksa zyrtarë të Junajtid kishin lënë një bisedë telefonik për në orën 9 që të mbyllnin gjithçka.
Por, Norvegjia është një orë para Anglisë dhe në këtë formë kur Moldes i mbërriti telefonata në 10, ata kishin arritur marrëveshje me Salzburgun, pasi kishin menduar se anglezët ndërruan mendim. Te Junajtid nuk e kishin menduar këtë aspekt dhe kishin llogaritur vetëm orën sipas vendit të tyre, në këtë formë historia e Haland mori një tjetër rrjedhë. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment