Skandal te Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu dhe dy zyrtarë të klubit

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është arrestuar në ditën e sotme duke shkaktuar një turbullim të ujërave në Barcelonë.

E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e zbulimit të një kompanie që Bartomeu e kishte kontraktuar të diskretitonte në rrjetet sociale lojtarë që kishin ide kundër menaxhimit të klubit në kohën kur ai ishte president. Në skandalin e quajtur BarçaGate, lojtarët që e kishin pësuar ishin Mesi, Pike, apo Çavi e Injesta deri te ish-trajneri Guardiola.

Sakaq, Bartomeu nuk është i ndaluari i vetëm, teksa edhe Oskar Grau, CEO i klubit si dhe Gomez Ponti drejtor i Shërbimit Juridik e kanë pësuar gjithashtu. Ndërkohë, në javën e ardhshme klubi katalanas do të mbajë zgjedhjet për të vendosur presidentin e ri të klubit.