S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!

Kategoria e Tretë pritej që të niste në fillimin e muajit shkurt, por u shty, pasi pritej që në garë të mernin pjesë edhe 3-4 skuadra të tjera. Mirëëpo, duket se edhe pse u la edhe një datë tjetër në mesin e shkurtit, sërish nuk filloi gara zyrtare.

Me sa duket, janë ekipe që nuk plotësojnë kushtet, ndaj edhe në FSHF po hezitojnë që të nisin kampionatin, ndërsa duket se një nga skuadrat më të organizuar deri më tani është Luftëtari që do të jetë thjesht kalimtar.

Ka kualitete dhe lojtarë që më parë kanë qenë pjesë e ekipit të Superiores, por janë aktivizuar edhe në Kategorinë e Parë te bluzinjtë dhe në Kategorinë e Dytë, me skuadrat e Qarkut të Gjirokastrës.

E.S./Vipsport.al/