Simeone: I dua futbollistët rebel, më pëlqen kur kanë karakter dhe krenari

Atletiko Madrid është në rrugën e duhur këtë sezon për të fituar titullin në La Liga, teksa në mbrëmjen e djeshme mposhti Vijareal në transfertë me rezultatin 0-2. Një tjetër lajm i mirë për Los Colchoneros ishte edhe rikthimi te goli i Zhoao Feliks, për të cilin trajneri Diego Simeone thekson si i do shumë futbollistët rebel dhe që kanë karakter dhe krenari.

“Bëhet fjalë për një fitore shumë të rëndësishme duke parë edhe momentin që është sezoni. Unë i adhuroj futbollistët rebel, ata që kanë krenari dhe reagojnë para situatave të caktuara. Mendoj se goli ka zgjuar diçka të rëndësishme te Feliks.

Kishte nevojë ai dhe kishte nevojë skuadra. Edhe ai ka nevojë për skuadrën, më pëlqen kur një lojtar ka krenari. Kur ka karekter. Nëse janë rebel, atëherë m’i sillni mua, pa asnjë dyshim”, u shpreh Simeone. /VipSport.al/