Shuplakë e rëndë për Realin dhe Barçën, duhet t’i kthejnë miliona euro shtetit spanjoll

Gjykata e Drejtësisë në Europë i ka dhënë sot një shuplakë të rëndë Barcelonës dhe Real Madrid, të cilat janë të zhytura në borxhe e tashmë duhet të kthejnë qindra miliona euro që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë për më shumë se dy dekada nga shteti spanjoll. Klubi i Barcelonës kishte apeluar një vendim të dhënë nga një gjykatë evropiane në shkurtin e vitit 2019, por e ka humbur edhe përpara kësaj gjykate të lartë kontinentale, e cila ka urdhëruar katalanasit qe të kthejnë paratë e përfituara.

Sipas një ligji të miratuar më shumë se 30 vite më parë, Barcelona, Real Madrid, Pamplona dhe Atletik Bilbao, mund të regjistroheshin si organizata jofitimprurëse. Në këtë mënyrë, ata i nënshtroheshin një taksimi më të lehtë për shumë aktivitete të tyre, ndryshe nga klubet e tjera spanjolle.

Pasi u mësua ky ligj i veçantë, Gjykata Europiane e cilësoi këtë një ndihmë të paligjshme nga shteti, që kishte krijuar avantazh të paligjshëm për klubet në fjalë. Ndaj u dha vendimi i shkallës së parë që u apelua nga katalanasit. Por edhe në vendimin sotëm, gjykata mbajti në fuqi të gjitha pikat e asaj të shkallës së parë duke e cilësuar ndihmë të paligjshme nga shteti evitimin e taksimit në mënyrë të njëjtë si të gjithë klubet e tjera,

Ndaj Barcelona e Reali do të duhet të fillojnë të mendojnë si të paguajnë mbrapsht qindra miliona euro që kanë përfituar në këtë mënyrë gjatë viteve, për aktivitetet që kanë kryer, apo pagesat që kanë bërë, në shifra jashtëzakonisht të larta duke llogaritur se janë ndër klubet që shpenzojnë më shumë në botë. /vipsport.al/