Shqipëria e futsallës, kapiteni Halimi: Jam me shpresën se mund ta arrijmë Europianin, të marrim 6 pikë

Shqipëria e futsallës ka nisur grumbullimin, teksa më datë tre dhe katër mars ka dy ndeshje me Danimarkën. Për shkak të COVID-19, të dyja ndeshjet kualifikuese për Europianin do të luhen në Tiranë teksa për kapitenin Roald Halimin, ky është një shans i madh. Halimi në një prononcim për fshf.org, thekson se e ka ende shpresën se kuqezinjtë mund të shkojnë në finalet e Europianit.

“Kemi një grup të konsoliduar, nuk është i ri, kemi vite që jemi bashkë. Kjo mund të jetë dhe pika e fortë e kësaj skuadre kombëtare, duke parë që i kemi hedhur bashkë të gjithë hapat, si kualifikimi në Botëror dhe Europian. Në përbërje kemi disa element të rinj, është shans shumë i madh, këtë ja thashë trajnerit ashtu edhe ҫunave. Shans i madh edhe që do të luajmë në shtëpinë tonë, nuk do të udhëtojmë në Danimarkë. Tani është në dorën tonë dhe është një element që do na ndihmojë. Si e pret kundërshtarin? Siҫ kanë ndryshuar kundërshtarët ashtu kemi ndryshuar edhe ne.

Duke qënë një sport i ri tek ne, ҫdo vit bëhen hapa të mirë përpara. Ne duhet ta mbajmë brenda nesh ëndrrën, sepse luhet një European që po na pret. Akoma jam këtu me këtë shpresën se mund ta luajmë një European. Ne nuk duhet ti humbasim shpresat. Duhet të marrim 6 pikë këtu. Nuk e dimë se ҫ’farë do të ndodhë më pas ndërmjet Kroacisë dhe Ukrainës. Më pas në 40 minuta gjithҫka mund të ndodhë. Në këtë moment nuk mund të them sesa shanse kemi, por duhet të jemi gjallë me ëndrën e Europianit deri në minutën e fundit”, u shpreh Halimi. /VipSport.al/