Shpresë për rikthimin e titullarit në Champions, futbollisti fillon vrapimet në stërvitje

Te Juventus janë në garë me kohën për të rikuperuar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Portos, Dibalën dhe Artur. Për të parin shpresat janë të pakta, ndërsa sa i përket brazilianit, ky i fundit i ka rritur mundësitë e aktivizimit si titullar teksa së fundmi ka nisur vrapimet në stërvitje.

Mesfushori duket se ka reaguar mirë ndaj terapive për dhimbjen e gjurit dhe ka shmangur përfundimisht idenë e ndërhyrjes kirurgjikale. Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës pritet që në ndeshjen e radhës ndaj Lacios, të jetë i grumbulluar dhe të marrë disa minuta, për të qenë më pas gati nga minuta e parë ndaj portugezëve në Champions.

Kujtojmë, se bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin në Europë, pasi ndeshjen e parë e kanë humbur me rezultatin 2-1. /VipSport.al/