

Laçi mori një barazim 1-1 që mund të konsiderohet i vlefshëm ndaj Partizanit, ndërsa mesfushori Julian Shehu thekson se ishte një rezultat i drejtë. Në një prononcim për Rubrikën Sportive, Shehu u shpreh se ndaj Kukësit do të futen në fushë vetëm për maksimumin.
“Trajneri ka parë diçka të mirë te mua që u spostova pak përpara. Kishim raste për shënim, por mbaroi në barazim dhe mendoj se ishte rezultat i drejtë. Po I afrohem golit, por deri tani nuk kam shënuar. Mazrekaj nuk është ende gati, por besoj se do të jetë shumë shpejtë gati.
Kukësi është një skuadër që ka cilësi, por ne do të futemi në fushë për të marrë fitoren. Kur luan para mbrojtjes duhet të jesh pak më shumë agreziv se sa kur luan para në sulm. Partizani në Kupë? Ndaj Partizanit është më datë 17 dhe ka kohë deri atëherë. Shpresoj të marrim 3 pikë ndaj Kukësit në kampionat e pastaj të mendojmë për Kupën. Kur të jetë koha e duhur do të mendojmë edhe për Kupën”, u shpreh Shehu. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment