Shameti: Tre ekipe do të luftojnë për titull, Vllaznia t’i kthehet objektivit primar se do rrëshkasë më shumë

Ish-futbollisti i Kukësit, Ylli Shameti mendon se për titullin kampion do të luftojnë deri në fund tre skuadra. Sipas gjirokastritit ato janë Teuta, Partizani dhe Laçi. Në një intervistë për Sport Magazine, ish-mbrojtësi shprehet se Vllaznia duhet t’i kthehet objetivit primar që ishte Europa në mënyrë që të mos rrëshkasë edhe më shumë në renditje. Sa i përket Tiranës, Shameti thotë se duhet të mendojnë për Europën, pasi mbrojtja e titullit është gati.

“Mendohej se Partizani do të merrte tre pikëshin ndaj Apolonisë duke parë edhe ndeshjet direkte të rivalëve të tjerë. Por ky kampionat ka treguar se është shumë i vështirë. Apolonia do të lëviz të gjitha gurët dhe është rival i vështirë. Një pikë nuk është keq në një fushë që nuk do të fitojnë të gjithë kundërshtarët.

Tirana ka si objektiv arritjen në Europë, i gjithë qëllimi i këtij klubi tani është që të ngjeshet në renditje dhe të arrijë një vend që të dërgon në Europë. Rinkonfirmimin si kampion e shoh shumë të vështirë. Kush e fiton titullin kampion? Vllaznia duhet të kthehet në objektivin e saj primar, Europën, nuk duhet t’i vendoset shumë presion ekipit se do të rrëshkas edhe më poshtë në renditje. Duke parë organikën dhe në letër mendoj se do të jenë tre ekipe që do të luftojnë për titullin kampion deri në fund: “Teuta, Partizani dhe Laçi” u shpreh Shameti. /VipSport.al/