Rrëfimi i zëvendëstrajnerit të Barcelonës: Sa kap Mesi topin dëgjon “Rrëzoje me shkelma!”

Alfred Shrojder, ndihmësi i Ronald Kuman në pankinën e Barcelonës, ka mbetur i mahnitur nga ajo që sheh aktualisht te katalanasit. Edhe pse skuadra kritikohet se nuk është në maksimumin e saj, asistenti i trajnerit të Barçës ka deklaruar në një intervistë për “AD” se niveli që sheh çdo ditë në stërvitje apo ndeshje është jashtëzakonisht i lartë.

Por paralelisht me këtë lojë, vjen edhe trajtimi anormal që kundërshtarët u bëjnë futbollistëve katalanas. “Mesi, Buskets apo Ter Shtegen janë të nivelit maksimal, gjithashtu edhe sa i përket mendimit mbi futbollin. Do të ishte e çuditshme të bësh rolin e atij që di gjithçka dhe t’i thuash Mesit “Leo, këtë prekje topi duhet ta luash me të majtën”.

Getafe, Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbao janë ekipet që janë të gatshëm të përdorin çdo gjë që është e ndaluar. Pa publik, dëgjon gjithçka çfarë lojtarët thonë mes tyre. Kur Leo kap topin dëgjon “bëji faull, rrëzojë me shkelma!”. Por kjo nuk funksionon dhe më pas e godasin me dorë. Kjo në Holandë do të ishte gjithmonë e kuqe, kurse këtu në Spanjë është e verdhë”, theksoi ai trajtimin anormal që i bëhej Mesit nga kundërshtarët. /vipsport.al/