Rezultatet dhe renditja, Grupi A/ Luzi hap fals në shtëpi, Iliria fiton në transfertë

Sot sipas kalendarit, në Grupin A të Kategorisë së Dytë ishin planifikuar tri duele, ku binte në sy sidomos Luzi 2008, që synon ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe vendin e parë, pasi do të luante me Bulqizën që në këtë sezon është duke surprizaur jo pak.

Në fakt, Luzi me kualitetet që ka shënoi i pari, madje kishte edhe raste për ta thelluar avantazhin, por duket se Bulqiza ka surprizuar në fund duke barazuar shifrat. Ndërkohë që Iliria ka fituar në transfertë me Internacionalin e Tiranës.

Nuk është zhvilluar sfida mes Mirditës dhe Adës që sipas raportimit të FSHF-së ishte planifikuar të zhvillohej në Shënkoll. Ja ndeshjet e sotme dhe renditja në Grupin A të Kategorisë së Dytë…

Kategoria e Dytë, Grupi A

Rezultatet/Java 12

Luzi 2008 – Bulqiza 1-1

Mirdita-Ada (nuk u zhvillua)

Internacional Tr.-Iliria 1-3

E.S./Vipsport.al/