Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

E.S./Vipsport.al/