Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit

Te Tirana, po të shohësh stafin, janë lojtarë që janë të së njëjtit brez, madje ka një koiçidencë të bukur, sepse Tefik Osmani dhe Orges Shehi kanë qenë bashkë shok skuadre te Teuta, por edhe te Skënderbeu…

Por, jo vetëm kaq, Orges Shehi, Alfred Osmani dhe Edlir Tetova, janë të tre durrsakë dhe kanë qenë shok skuadre te Teuta e Durrësit, por edhe Tefik Osmani ka qenë në periudha të ndryshme pjesë e Teutës.

Një tjetër koiçidencë është se Alfred Osmani, Tefik Osmani dhe Edlir Tetova kanë qenë edhe pjesë e skuadrës Shpresa U-21…

Tashmë bashkohen te Tirana, por jo në futbollin e luajtur, por tashmë si drejtues dhe teknik, me Tefik Osmanin që është drejtor teknik, ndërsa Orges Shehi trajner, me Edlir Tetovën si ndihmës -trajner dhe Alfred Osmanin si përgatitës të portoerëve në radhët e skuadrës 25 herë kampione, duke kërkuar që të fusin edhe një mënyrë dhe mentalitet tjetër, në menaxhim, por edhe në drejtimin e skuadrës në fushën e blertë.

E.S./Vipsport.al/