

Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin Stefano Pioli. Ekzaminimet e sotme, kanë bërë të ditur se Zllatan Ibrahimoviç vuan disa probleme muskulore dhe për të paktën 10 ditë nuk do të ketë mundësinë të prekë fushat e gjelbërta.
Vetëm pas kësaj kohe, suedezi do t’i nënshtrohet të tjera analizave, në mënyrë që të shohë nëse ka progres dhe të ketë mundësinë për të kontribuar sërish në skuadër. Kështu, sulmuesi do të jetë jashtë për ndeshjet e kampionatit ndaj Udinezes dhe Veronës, ndërsa nuk do jetë as në Old Trafford për sfidën ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Europës.
Sakaq, nuk ka lajme të mira edhe për Hakan Çalhanollu. Turku ka gjithashtu probleme muskulore, por për të nuk ka një kohë të veçantë dhe do të vlerësohet ditë pas dite. Nga ana tjetër, pozitiv është fakti se Rebiç nuk ka asnjë dëmtim dhe është në kondicione të mira. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment