Pioli: Lojtarëve iu them se dua të zbres në fushë me ta, zhgënjim nëse nuk shkojmë në Champions

Stefano Pioli ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Milani ka ditën e nesërme ndaj Hellas Verona. Pas barazimit me Udinezen, kuqezinjtë janë në një moment delikat, ku nëse pretendojnë titullin nuk duhet të lejnë më pikë. Trajneri Pioli theksoi se lojtarëve për t’i motivuar iu thotë se do të donte të zbriste në fushë me ta, ndërsa shton se do të ishte një zhgënjim nëse nuk shkojnë në Champions.

“Në mbledhje iu them futbollistëve se do të doja të isha 30 vjet më i ri dhe të zbrisja në fushë me ta. Nuk e di nëse do të ishin të kënaqur, por ky duhet të jetë shpirti i duhur. Rezultati final kalon edhe nga këto situate, të kalojmë vështirësitë bashkë na jep edhe më shumë kënaqësi më pas.

A do shkojmë në Champions? E sigurtë se do të jemi një skuadër që do të japim maksimumin, por janë shtatë skuadra shumë të forta. Gjithsesi, nëse nuk shkojmë në Champions  do të kishte shumë zhgënjim, ne duam të shkojmë”, u shpreh Pioli. /VipSport.al/