Partizani B e ka me gjykimin, trajneri Mehmeti: Jo kështu, kush e ka parë ndeshjen ka vënë duart në kokë!

Humbja e Partizanit B me Burrelin të dielën në Pezë-Helmes, sigurisht që nuk ka lënë shije të mirë për nga mënyra se si erdhi. Trajneri Dritan Mehmeti është parë i revoltuar, sidomos kur ka parë që të akordohet një penallti apo dhe të mbetet skuadra me dhjetë lojtarë prej gjysmës së pjesës së parë e deri në fund të ndeshjes.

Trajneri kryeqytetas, që më parë ka drejtuar edhe Dinamon dhe Korabin, aktualisht në stolin e skuadrës së Partizanit B fajëson gjykimin dhe sipas tij: “Ishte një humbje e pamerituar, një penallti e paqenë që në fillim, pa thënë pastaj tek faulli që bën portieri mik, por nuk ka as ndëshkimin më minimal, ndërkohë që kartonët e verdhë dhe të kuq ndaj nesh jepen pa kriter. Ky gjykim, në këtë lloj standarti mua nuk më pëlqen.”

“Ndeshja u dha edhe në televizion, ndërsa ndodhën ato që ndodhën!Le të ngjitet Burreli e ço ekip tjetër në Superiore, por jo kështu, sepse neve punojmë dhe gjyqtarët tallen me djersën tonë haptazi fare, aq më tepër që jemi një ekip me shumë lojtarë të rinj 18-22-vjeçarë”, – tha trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti pas ndeshjes me Burrelin.

E.S./Vipsport.al/