Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës

Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe nesër në mesditë luan në “Selman Stërmasi” me bardheblutë, të cilët në dy ndeshjet e zhvilluara në fazën e parë dhe në fazën e dytë, ballshiotët madje kanë qenë shumë afër fitores…

Bylisi do të ketë mungesën e vetme të mesfushorit titullarë, ndërsa alternativat nuk mungojnë në Ballsh, pasi janë bërë shumë afrime edhe gjatë merkatos së janarit, kryesisht lojtarë me eksperiencë nga tregu i huaj.

Ndaj edhe ballshiotët do të synojnë që të bëjnë një përfaqësim dinjitoz në kryeqytet, ku synimi është marrja e një rezultati pozitiv, ndërsa Janku rikthehet në mbrojtje pas pezullimit për shkak të katër kartonëve dhe mungoi ndaj Skënderbeut një javë më parë.

E.S./Vipsport.al/