

Tirana duhet të bëjë pa Idriz Bathën në ndeshjen e radhës të kampionatit, teksa kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e kaluar ndaj Vllazninsë. Kështu, mesfushori nuk do të jetë në fushë ndaj Bylisit duke qenë se plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të bëjë një javë pezullim.
Një humbje e rëndësishme për trajnerin Orges Shehi ndërsa dihen aftësitë e Bathës edhe në aspektin e liderit dhe motivimit në fushë, megjithatë tashmë duhet menduar për lojtarin që do të zëvendësojë kapitenin që në ndeshjen ndaj Vllaznisë gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Megjithatë, lajmi i mirë është rikthimi i Erjon Hoxhallarit, i cili mungoi ndaj shkodranëve për arsye se ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Teutës. Sakaq, te kryeqytetasit do të mungojnë sërish Danso e Najdovski të infektuar me COVID-19. /VipSport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment