Nxehet ankandi për Vllazninë, Fushaj dyshon për vendim të qëllimshëm edhe tregon shkeljet e Bashkisë

Privatizimi i klubit të Vllaznisë vazhdon të shkaktojë zhurmë në Shkodër, teksa së fundmi një nga ata që pretendon të blejë aksionet e klubit, Valter Fushaj, është ankuar për padrejtësi në ankand. Kjo sepse, ish-presidenti i shkodranëve pretendon se kriteret e vendosura janë të padrejta, në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje favorizuese për ndonjë tjetër subjekt të interesuar. Sakaq, në ankand është theksuar edhe përjashtimi i subjekteve që kanë kryer sponosrizime më të largëta se pesë vite, duke u dukur tendicioze ndaj subjekteve të tjera, siç është edhe Valter Fushaj që ka kontribuar para 10 viteve në kubin shkodran. Kështu, ankesa e Fushaj është dërguar në rrugë zyrtare pranë Bashkisë Shkodër.

Në ankesën e Fushaj theksohet se: “Gjate pergatitjes se dokumentacionit te kerkuar nga ana juaj, konstatojme se jane vendosur kritere per kualifikim qe jane te paqarta dhe njekohesisht ne kundershtim me parashikimet e dispozitave ligjore ne fuqi. bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar evantualisht ndonjë subjekt të interesuar pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik nderkohe qe Bashkia Shkoder vendos kritere ekstremisht te ekzagjeruara dhe ne kundershtim me dispozitat ligjore duke mos pasur asnje arsyetim logjik dhe ligjor per vendosjen e tyre.

Te gjitha kriteret e vendosura nga Bashkia Shkoder bien ndesh me qellimin qe ka ligji per ankandet publike, konketisht, ajo qe konstatohet eshte shkelja e nenit 1/c per nxitjen e konkurences nepermjet subjekeve te interesuara, pasi po te ishte bere nje verifikim paraprak ne organet tatimore se cilat jane dhe sa eshte numri i bizneseve qe kane realizuar sponsporizime eshte shume i vogel per te mos thene nuk ekziston fare. Vendosja e ketyre kritereve nuk siguron trajtim te barabarte per te gjithe, pasi favorizon ne menyre direkte subjektet e preferuar nga ana juaj.

Ne piken q te kerkesa per kualifikim eshte kerkuar qe subjekti pjesemarres duhet te kete kontrata, transaksione dhe eksperienca ne bashkepunimin, financimin ose menaxhimin e klubeve sportive, shoqerive sportive te futbollit apo sporteve te tjera te ngjashme, minimalisht ne tre vitet e fundit, pjese e veprimtarise te subjektit te publikuar ne QKB.

Nese eshte percaktuar shprehja “Minimalisht”, normalisht qe te sqarohet edhe e kunderta e saj. Po “maksimalisht” deri kur eshte e lejueshme dhe e pranueshme per ju qe te ekzistoje nje eksperience e ngjashme.

Po ashtu eshte lene ne menyre evazive “percaktimi I sporteve te ngjashme” duke mos sqaruar se cilin prej sporteve do te vleresoj si te ngjashem Bashkia Shkoder, apo thjeshte do te bejë vleresimin vetem mbi baza subjektive duke favorizuar subjektin e saj preferencial.

Eshte kerkuar qe te paraqiten dokumetacione sponsorizimi ne perputhje me legjislacionin tatimor, nderkohe qe legjislacioni tatimor e kushtezon ruajtjen e dokumentave kontabel tatimor per nje periudhe 5-vjecare.

Duke sjellë perjashtimin automatik te subjekteve qe kane kryer sponsorizime ne periudha me te largeta se 5 vite. Perpilimi i dokumentave eshte bere ne menyre tendecioze duke te lene pershtypje sikur jane vendosur ne dem te ndonje subjekti dhe jo ne dobi te subjekteve te interesuara.

Nuk eshte dhene as ndonje sqarim ne lidhje me fakin se cfare do te behet me detyrimet eventuale qe mund te kete SHOQERIA KLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A. Ne menyre qe te mos kete pengesa dhe paqartesi ne nenshkrimin e kontrates mes fituesit te ankandit dhe Bashkise Shkoder.

Duke parë gjithë këto shkelje ajo që kërkohet është ndryshimi i kritereve të kualifikimit në këtë ankand në përputhje me ligjin ose në të kundërt do të ndiqet edhe në organe më të larta”. /VipSport.al/