Nga numri 10 i Milanit, shok skuadre me Telushin. Neftçi është gati për transferimin e bujshëm

Bruno Telushi mund të ketë shumë shpejt si shok në repartin e mesfushës te Neftçi Baku një emër shuam të njohur të futbollit botëror. Klubi azer, i cili në këtë sezon po mundohet që të thyejë hegjemoninë disavjeçare të Karabak në kampionat, është shumë pranë firmës me një emër të njohur si Keisuke Honda.

Japonezi i cili në karrierën e tij ka luajtur me shumë skuadra me emër, mes të cilave tre vite edhe me fanellën e Mianit në Serinë A, është në kërkim të një sfide të fundit në karrierën e tij. 34-vjeçari është në kontakte me drejtuesit e klubit dhe sipas medieve azere, është pranë firmës me klubin në fjalë.

Parashikohet që japonezi të nënshkruajë deri në fund të këtij sezoni e më pas të vendoset nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve. Neftçi dhe Karabak aktualisht ndajnë vendin e parë në kuotën e 36 pikëve, me kampionët në fuqi që dominojnë ndjeshëm në diferencën e golave. Ndaj klubi ka menduar që të shtojë një forcë ofensive si Honda për të rritur cilësinë në mesfushë. /vipsport.al/