Ndreu: Skënderbeu si qelqi, nëse e godet thyhet nga presioni. Këto ditë kam qenë i ashpër me skuadrën

Kastrioti mori tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e sotme të Superiores, teksa mposhti në transfertë 0-1, Skënderbeun. Trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu në prononcimin për Supersport pas ndeshjes, theksoi se e priste suksesin, ndërsa shtoi se korçarët në këtë moment janë si qelqi dhe nëse i godet, thyhen nga presioni i madh.

“E kisha menduar ndeshje të vështirë, për faktin se për skuadrën e Korçës ishtë finale dhe do të ishte agresive e do të jepte maksimumin, në këtë prizëm e mendova që kam pak luksin të mos kem presion. Bëmë presing lart dhe skuadra e bëri shumë mirë, gjatë 90 minutave Skënderbeu nuk ka bërë asnjë manovër të rrjedhshme, ndaj e intepretuam mirë ndeshjen dhe e merituam fitoren.

Pas Fierit, krijuam volum loje, por qëndror. Në këto ditë kam qenë i ashpër me lojtarët që të evitohen lojërat në qendër, vetëm topa pas shpine. Kështu i japim mundësi pykës që të provojmë, kemi punuar gjatë javës vetëm topa anësorë se nga ata vjen goli.

Për mua nuk është situatë e çuditshme, kemi pasur luhatje dhe i shpjegova arsyet. në janar nuk gjetëm lojtarë mbi nivelin e atyre që kemi dhe përkundrazi 3-4 lojtarë ikën, Husein që iku e Bojan që është dëmtuar, edhe Plaku që ishte dublues. Edhe të tjerët që u dëmtuan na dhanë luhatje në ndeshje të veçanta. Sot u munduam të freskojmë skuadrën në 2-3 pozicione, isha i bindur që këto që morën pjesë sot të ishin mirë fizikisht se ende nuk e kemi luksin e kapacitetin për të përballuar 3 ndeshje në radhë. Ndryshimet na bënë të mundur të ishim agresivë e ishim shuëm më mirë se kundërshtarët.

Nëse javën e kaluar me Apoloninë i dhashë vlerësimin maksimal, nëse nuk morëm 3 piëkt e krijuam volum, sot në gjitha analizat thamë që sot i kemi mundësitë të marrim tre pikët se Skënderbeu është si qelqi që nëse e godet do të thyhet nga presioni i madh që ka. Duke e lidhur në vazhdim, skuadrat në krye janë agresive kanë shpenzuar shumë, në çdo javë përmirësohen, do të përdorin gjithçka për të marrë tre pikët. Është kampionat i ndarë në 2 grupe, me 5-6 skuadra që pretendojnë Europën, me 3-4 skuadra që jemi poshtë e që ndoshta nuk e kemi nivelin e skuadrave të kreut”, u shpreh Ndreu. /VipSport.al/