Ndreu: Nga gjyqtarët mos të ketë kompensime, në Korçë për 3 pikët

Kastrioti është përqendruar totalisht te sfida e radhës në Korçë. Ndreu motivon ekipin dhe ka besim te 3 pikët. Në një prononcim për “Report TV”, trajneri Ramadan Ndreu u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të japin shpirtin në fushë, ndërsa kishte dhe një mesazh për gjyqtarët që të mos përdorin teorinë e kompesimit.“Çdo javë që kalon bëhen më të vështira sidat, për vetë faktin se të gjithë skuadrat kërkojnë të marrin maksimumin. Kjo sfidë është shumë e rënndësishme, shumë e veçantë, shumë e fortë, për vetë faktin se duam të marrim sa më shumë pikë për të siguruar mbijetesën në Superligë.”

Skënderbeu

“Në çdo ndeshje tentojmë të marrim maksimumin ashtu sikundër Apolonisë, me të cilët zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, me sulme graduale. Pas kësaj ndeshje, që do ishim shumë të kënaqur nëse do merrnim tre pikët, shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin. Po zhvillojmë stërvitje të lehtë, rikuperuese. Unë do punoj në aspektin psikologjik, pasi Korça do japë maksimumin e vet sepse është në limite për pikë. Do bëhet agresive. Në këtë situatë ekipet janë maksimumin. Kërkoj nga lojtarët e mi që do jenë në fushë të japin maksimumin dhe të dominojë shpirti i madh i garës”.

Gjykimi

“E vetmja kërkesë që kisha unë, duke parë edhe disa momente të javës së kaluar, është se sektori i arbitrimit duhet të jetë shumë i kujdesshëm me analizimin e ndeshjeve të kaluara. Që do të thotë nëse është bërë një gabim këtë javë, mos të kompensohet javën që vjen.  Kam besim absolut që sektori i arbitrimit të jetë shumë korrekt siç ka qenë deri më tani, por kërkoj që të vazhdohet në këtë formë, që të mos kemi probleme me gjykimin. Nëse deri më tani kanë gjëra shumë të vogla, në të ardhmen kërkohet një punë shumë e kujdesshme që mos të bëhet teoria e kompensimit,” – u shpreh trajneri Ramazan Ndreu.

E.S./Vipsport.al/