Ndreca: Nuk kemi marrë atë që kemi merituar, dua të luaj jashtë. Bylis është si trampolinë

Një nga lojtarët më të vlefshëm në organikën e Bylis është Edison Ndreca. Ky i fundit në një intervistë për Sport Magazinë, ka theksuar se ballshiotët nuk kanë marrë atë që kanë merituar në fushën e lojës, ndërsa shpreh edhe dëshirën e tij për të luajtur jashtë vendit. Kjo pasi Ndreca mendon se Bylis mund të shërbejë si një trampolinë e mirë.

Fitorja ishte e merituar sepse kishim punuar shumë gjatë javës, me një kundërshtar rival për mbijetesën. Por, me dy fitore me rivalët direkt është hap i mirë për ne. Tashmë të mbajmë këtë ritëm. Është kalendar i ngjeshur, por ne kemi një ekip të mirë që meriton shumë më shumë se kaq.

Të them të drejtën futbolli është i tillë, nuk kemi marrë ato që kemi merituar. Unë kam qejf gjithë krahun, nuk e kam problem të luaj, kam një veti që dua të godas portën. Kjo më jep përparësi kur luaj mesfushor i majtë, kam luajtur që kur kam qenë i vogël”.

Kontrata me Bylisin? “Kam edhe dy muaj në kontratë, në fund të sezonit do të shohim. Kam dëshirë që të luaj jashtë, nëse do mundësohet kjo gjë, kush është ai që e refuzon, prandaj luajmë që të provojmë një ditë të luaj edhe jashtë”.

Bylisi funksionon si një “trampolinë”, për të afirmuar dhe për të shitur lojtarët e talentuar të huaj dhe shqiptarë. Në ekipin tonë ka 4-5 lojtarë, që jo vetëm në Superiore, por edhe jashtë mund të luajnë”.

Ëndrra më e madhe në futboll? “Dua që një ditë luaj për Kombëtaren. Kjo është ëndrra më e madhe që kam si lojtar”, u shpreh Ndreca. /VipSport.al/