Ndihmësi i Kamaratës pritet të marë drejtimin e Dinamos

Olsi Uku mund të jetë trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kandidati më potencial është pikërisht ai. Uku prej vitesh ka qenë pjesë e Dinamos, me përjashtim të pak muajve, kur ai u largua te Tirana, kur punoi si ndihmës i Nevil Dedes në skuadrën e parë.

Olsi Uku ka punuar me moshat e Dinamos, por edhe me skuadrën e parë, madje edhe me ekipet kuqezi të moshave, madje edhe e ka drejtuar në periudha të ndryshme sa herë ka pasur lëvizje trajnerësh.

Ndërkohë që me trajnerin Kamarata, ai ka qenë ndihmës në fillim të këtij sezoni.

Emri i tij është më i lakuari dhe pritet që ai të rikthehet tashmë si trajner në radhët e skuadrës së Dinamos që synon të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar…

E.S./Vipsport.al/