Ndeshja e prapambetur Juventus-Napoli, De Laurentis tashmë nuk bie dakord për datën

Juventus-Napoli e fazës së parë të sezonit në Serie A, ende nuk është zhvilluar. Kujtojmë se ajo ndeshje u shty për shkak se te Napoli kishte disa raste me COVID-19 dhe autoritetet shëndetësore në Napoli, nuk lejuan skuadrën të udhëtonte drejt Torinos.

Fillimisht, u mor vendimi se bardhezinjtë do të fitonin në tavolin 3-0, por më pas apeli i Napolit u mor parasysh dhe vendosi që ndeshja të luhej në një moment të dytë. Kështu, pas eliminimit të të kaltërve nga Europa League, data më e përshtatshme ishte 17 marsi.

Por, presidenti De Laurentis ka të tjera pretendime pasi i bie që ekipi i tij të ndeshet me Juventus mes sfidave me Milan dhe Romën. Kështu, kalendari do të vështirësohej për napoletanët, andaj De Laurentis ka nisur të lëvizë gurët për të ndryshuar sërish ditën e përballjes me Juventus. /VipSport.al/