Musta: Te Laçi jemi grup fantastik, Duro më motivon shumë

Emiljano Musta i ka shënuar Kukësit në sfidën e sotme, ndërsa pas ndeshjes në emisionin “gol pas goli”, elbasanasi që është titullar dhe një nga më të spikaturit në radhët e skuadrës së Laçit është shprehur se: “Siç e patë festimin, shkova te Duro se është trajner që ka besuar te unë kur nuk kanë besuar të tjerët. Ndoshta motivohem pak më shumë…”

“Çdo herë i marr gjërat seriozisht, se kur hyj në fushën e lojës bëj maksimumin. Shkova te penalltia se kisha besim, ndodhi keqkuptim që nuk e kisha dëgjuar që profesori kishte thënë që ta gjuante Luashkja”.

“Vjet kemi pasur ekip të fortë te Kukësi, edhe te Flamurtari deri në janar, kur nisën problemet me pagesat. Por grupin që ka Laçi nuk e kam kaluar te asnjë ekip. Shpresoj të jetë viti i duhur për gjëra të mëdha”,-tha Emiljano Musta një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës së Laçit që ka luajtur me disa ekipe të elitës në vendin tonë, mes tyre Elbasani, Shkumbini, Teuta, Partizani, Flamurtari, Kukësi e tashmë te Laçi ku po tregon një formë të mirë.

E.S./Vipsport.al/