Murinjo: Asnjë trajner në botë nuk do linte në stol një Bejl në formë, ndonjëherë thuhen të pavërteta

Hoze Murinjo është duke marrë frytet e rikthimit të Garet Bejl në formë, teksa uellsiani në ndeshjen e fundit ia ka dalë të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Tekniku portugez, në konferencë është shprehur se asnjë trajner nuk mund ta lejë në stol Bejl, kur ai është në formë. Por, shton se shumë herë thuhen gjëra të pavërteta rreth situatave dhe sajohen histori.

“Bejl është një djalosh ekspert dhe e njeh trupin e tij më mirë se askush. Do të ishte bukur sikur të thoja se e kam menaxhuar mirë situatën e tij, por unë nuk jam ai person. Ai e njeh trupin e tij dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar, mbi të gjitha të jetë një futbollist i lumtur dhe unë jam shumë i lumtur për të.

Është ai që i ka ndjesitë, ndonjëherë njerëzit mendojnë se të pëlqen kur shpiken histori të ndryshme. Keni nevojë të shkruani histori dhe ju pëlqen të thoni të pavërteta. Por, nuk ka asnjë trajner në botë që do të mbante në stol një Bejl në formë”, përfundoi Murinjo. /VipSport.al/