Muçi: Emocionet e debutimit më të mëdha te Tirana, objektiv të luaj në Serie A

Ernest Muçi ka debutuar me Legian, teksa trajneri i dhuroi 45 minuta në fitoren e skuadrës në transfertë ndaj Gornik me rezultatin 1-2. Në një prononcim për Zona Gol, Muçi shprehet i luntur për debutimin, por sa i takon emocioneve thekson se më shumë emocion ka pasurkur ka zbritur për herë të parë në fushë për Tiranën. Ndër të tjera, talenti shqiptar zbulon edhe objektivin e tij që është të luaj në Serie A.

Transferimi dhe debutimi në kampionat? “Transferimin e kam përjetuar shumë mirë dhe kjo tratativ zgjati rreth një muaj. Ishte besim shumë I madh nga ana e trajnerit që luajta për 45 minuta. Jam shumë i lumtur që debutova dhe që mora fitoren.

Ofertat i kam shqyrtuar me familjen time dhe më pas vendosëm për transferimin te Legia. Këtu e ndjen pak presionin pasi klubi të plotëson çdo kusht. Skuadra më ka pritur mirë dhe jam bërë menjëherë pjesë e grupit”.

Ish lojtarët shqiptarë te Legia? “Nëse stërvitesh mirë mund të luash pa problem dhe nuk e shikoj aspak problem këtë gjë”.

Je gati të heqësh dorë nga jeta e natës për t’u stërvitur si profesionst? “E kam filluar që 16 vjeç dhe nuk jam tip që dal. Siç kam qenë do të jem edhe këtu pasi dua të bëj krenar familjen time”.

Klauzola 5 milionë euro nga Legia? “Nuk i di këto shifra, por besoj se pas dy sezonesh do të bëj mirë te kjo skuadër.

Këto ndeshje që kanë ngelur mendoj se do të shërbejnë për t’u ambientuar. Nga sezonin tjetër do mundohem të bëj maksimumin me gola dhe asiste. Skema? Nuk e kam problem dhe u futa sulmues dhe trajneri e di që nuk kam pozicion fiks, por luaj në fazën sulmuese. I vetmi që ka luftuar për mua është familja ime dhe menaxheri im”.

Emocionet më shumë me Tiranën apo me Legian? “Kisha më shumë te Tirana pasi isha edhe më i vogël”.

Nëse kthehesh në Shqipëri? “Nuk e di se çfarë do të sjelli e ardhmja, por shpresoj të jetë larg kjo ditë dhe unë të luaj shumë kohë jashtë”.

Kampionati që ëndërron? “Kam objektiv të luaj në Serie A dhe kjo nuk është ëndërr, por objektiv personal”.

Kombëtarja A? “Shpresoj të marrë një ftesë sa më shpejt. Nëse jo do të mundohem të luaj sa më mirë në skuadrën time dhe të marrë ftesën”, u shpreh Muçi. /VipSport.al/